image 33-vjeçari shkakton vetaksident në Gjilan, kapet dhe sulmon policët që shkuan të intervenojnë në rast

Siguri

33-vjeçari shkakton vetaksident në Gjilan, kapet dhe sulmon policët që shkuan të intervenojnë në rast

news image

Një vetaksident në trafik ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën qarkore me rrugën e Kamenicës në Gjilan, ku një person si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka goditur shtyllën e ndriçimit publik, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitë policore që kishin dalë në vendin e ngjarjes janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 33-vjeçari nuk ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me Policinë, duke i detyruar ata që ta arrestojnë. Gjatë tentimit për të pasivizuar të dyshuarin, kanë hasur në rezistencë me ç’rast i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor, të cili i ka shkaktuar lëndime trupor.

Si pasojë e kësaj, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.

Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/