Një vetaksident në trafik ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën qarkore me rrugën e Kamenicës në Gjilan, ku një person si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka goditur shtyllën e ndriçimit publik, raporton Gazeta Sinjali.
Njësitë policore që kishin dalë në vendin e ngjarjes janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 33-vjeçari nuk ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me Policinë, duke i detyruar ata që ta arrestojnë. Gjatë tentimit për të pasivizuar të dyshuarin, kanë hasur në rezistencë me ç’rast i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor, të cili i ka shkaktuar lëndime trupor.
Si pasojë e kësaj, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.
Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.