image 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 283 numri i të infektuarve

Kosovë

33 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 283 numri i të infektuarve

news image

Konfirmohen edhe 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 283 numrin total të të infektuarve.

Lajmi u bë i ditur nga njoftimi i IKSHP-së në rrjetin social Facebook.

“Sot më 11 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 130 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS CoV-2 pozitiv sot në Kosovë janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e tre (33) raste”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë ka futur në karantinë Komunën e Prishtinës, pasi 20 raste pozitive kanë rezultuar sot në kryeqytet.Gazeta Sinjali/