Laura Richards ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare gjatë funeralit të nënës së saj, e cila ishte infektuar nga koronavirusi.
Laura filloi të kishtë një dhimbje në gjoks. Motra e saj Lisa Green është shprehur për “The Sun”, se në fillim kishin menduar se ishte thjesht ankth por më as kanë njoftuar urgjencën.
Një anëtare e familjes ka treguar se gjatë varrimit është dëgjuar zëri i Laurës ku ka bërtitur se nuk po merrte frymë.
“Ajo ka pësuar atak në zemër dhe nuk mund të bëhej asgjë. “Të humbasësh motrën në funeralin e nënës-duket si film horror. Ishte vetëm 32 vjeç”, është shprehur e motra.