image 314 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

314 raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Situata me COVID-19 po vazhdon të jetë e qetë në Kosovë, pasi që për gati dy muaj kemi pasur numër të vogël të rasteve ditore, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht janë 314 raste aktive, ndërsa vetëm dje u shënuan 11 raste pozitive dhe nuk pat asnjë rast të vdekjes.

Kosova, që nga 9 dhjetori ka filluar edhe me dozën e tretë dhe numri total i të vaksinuarve është 1.650.162.

Të hënën, 72 mostra të cilat kanë rezultuar pozitive me koronavirus janë dërguar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, për testim për Omicron në Gjermani.

Ndërsa në vendet fqinje situata është më alarmante, pasi numri i rasteve ditore është i lartë.

/GazetaSinjali/