Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka folur për gjendjen e pacientëve që po dyshohet se janë helmuar nga uji në Deçan.
Berisha ka deklaruar se janë 310 pacientë që kanë simptomat e njëjta gjatë 24 orëve të fundit, të cilët po trajtohen në këtë qendër.
Ndërkaq, ai tha se 1 mijë e 62 pacientëve u janë shfaqur simptomat e njëjta që nga 10 korriku e deri më sot.
“Në 24 orët e fundit janë gjithsej 310 pacientë me simptoma të njëjta siç kanë qenë ditëve përpara, ndërsa që nga data 10 korrik deri më 14, janë gjithsej 1 mijë e 62 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, ka thënë Berisha në një konferencë të shkurtë për media./Gazeta Sinjali/