Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 31 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 2 mijë e 332 sa janë testuar gjithsej.
Gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 150 persona./GazetaSinjali/