Nga 31 pacientët me koronavirus të shtrirë në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje kritike, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Sadije Namani, shefe e repartit, përmes një njoftimi të enjten.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste në gjendje kritike. Jemi në pritje të rezultateve për 6 raste”, shkruhet në njoftim./Gazeta Sinjali/