Deri në këto momente, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur 31 ankesa, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali edhe më herët raportoi se sot përfundon afati kur subjektet politike dhe kandidatët për deputetë mund të dorëzojnë ankesat e tyre në PZAP.
Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, tha për Sinjalin se deri tash janë paraqitur 31 ankesa.
“Apelet janë paraqitur kundër këtyre rezultateve për shkak të mospërputhjes së rezultateve: Parregullsi në plotësimin e FPR-së, gabime në FPR, parregullsi gjatë numërimit me kusht, mungesa e votave, bartja e votave në një kandidat tjetër”, u shpreh Desku.
Afati për paraqitjen e apeleve kundër rezultateve të zgjedhjeve është 24 orë që nga momenti i shpalljes së tyre, ndërsa PZAP merr vendim lidhur me to brenda 72 orëve.
Në bazë të rezultateve përfundimtare, VV ja është partia e parë me 49.95 për qind, e pasuar nga PDK-së, me 16.9 për qind, LDK-ja me 12.64 për qind, AAK 7.078 për qind.