image 308 rekrutë të FSK-së e fillojnë trajnimin bazik

Siguri

308 rekrutë të FSK-së e fillojnë trajnimin bazik

news image

308 rekrutë të Forcës së Sigurisë e kanë filluar trajnimin bazik.

Ata për nëntë javë do t’i nënshtrohen testimeve në Qendren e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj.

Rekrutët do të përgatiten në aspektin fizik, psikik dhe profesional, njofton Forca e Sigurisë.

“308 rekrut filluan trajnimin bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes Sot në Kazermën, “Skënderbeu’’ në Ferizaj, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, Qendra e Stërvitjes Bazë ka pritur dhe proceduar për të filluar stërvitjen ushtarake bazë gjeneratën e tretë për vitin 2022. 308 rekrutët e rinj për nëntë javë do ti nënshtrohen stërvitjes e cila ka për qëllim ti përgatisë ata në aspektin fizik, psikik dhe profesionalë që të mundë të rreshtohen si ushtarë në formacionet ushtarake brenda strukturës së FSK-së”.

/GazetaSinjali/