Sot janë bërë 30 vite nga ndeshja e famshme mes skuadrës kroate, Dinamo Zagrebit dhe asaj serbe, Red Star Beograd.
Edhe pse asnjëherë nuk u luajt, kjo ndeshje do të mbetët në histori si ndeshja që e filloi luftën mes dy vendeve, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas vdekjes së liderit komunist të Jugosllavisë, Tito, tensionet në Ballkani rriteshin çdo herë e më shumë.
Në këtë ndeshje, tifozët e Dinamos përkrahnin ndarjen e Kroacisë nga Jugosllavia, kurse në anën tjetër tifozët e klubit serb ishin kundër kësaj.
Tifozët e Red Star Beograd udhëhiqeshin nga krimineli i luftës, Željko Ražnatović apo siç njihet me nofkën Arkani.
Në atë kohë Arkani ende nuk ishte bërë pjesë e formacioni paramilitar ‘Tigrat’, që më vonë bën krime të shumta.
Nga kjo ndeshje, ende vazhdon të mbetet I famshëm veprimi i futbollistit Zvonimir Boban i cili me një lëvizje karate godet një polic jugosllav. Kjo goditje e Boban quhet si ‘Shkelmi që ndau Jugosllavinë’.
Lufta mes Kroacisë dhe Serbisë zgjati 4 vite, 7 muaj, 1 javë e 5 ditë. Kroacia doli në fund fituese por me dëme të mëdha./Gazeta Sinjali/