image 30 të vrarë nga militantët e grupit terrorist Boko Haram në Nigeri

Botë

Botë/ 30 të vrarë nga militantët e grupit terrorist Boko Haram në Nigeri

news image

Militantët e grupit terrorist të Boko Haramit kanë vrarë të paktën 30 njerëz dhe kanë rrëmbyer gra dhe fëmijë në një sulm në Nigerinë veri-lindore, thonë zyrtarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Shumica e viktimave ishin udhëtarë që u dogjën për vdekje ndërsa flinin në automjetet e tyre gjatë një ndalese gjatë natës, gjersa  po udhëtonin në kryeqytetin e shtetit, Maiduguri, por ishin të detyruar të flinin në Auno, rreth 25 km larg, sepse ushtria kishte mbyllur rrugën që të çonte në qytet.

Sulmi ndodhi në qytetin Auno në një autostradë në shtetin Borno.

Guvernatori i Shtetit Borno, Babagana Zulum dukej i tronditur kur pa trupat e viktimave  gjatë një vizite në Auno, pas sulmit të së dielës në mbrëmje, njoftojnë mediet e huaja.

Grupi militant Boko Haram ka filluar një kryengritje brutale në Nigeri që nga 2009, kryengritje nga e cila rreth 35,000 njerëz janë vrarë, më shumë se dy milion kanë mbetur të pastrehë dhe qindra të tjerë janë rrëmbyer.

Qeveria e Nigerisë vazhdimisht ka thënë se militantët janë mposhtur, por përkundër kësaj sulmet e këtij grupi terrorist vazhdojnë ende./Gazeta Sinjali/