image Del bilanci i COVID-19 në Maqedoni të Veriut, sërish shifra alarmante

Rajon

Del bilanci i COVID-19 në Maqedoni të Veriut, sërish shifra alarmante

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 30 viktima nga koronavirusi, 1,100 të infektuar si dhe 585 persona të shëruar, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë i referohen testimit të 2,824 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë të vendit.

Viktimat janë, 12 në Shkup, tri në Prilep, nga dy në Strugë dhe Manastir ndërsa nga një në nëntë qytete tjera.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 66,330 persona.

Prej tyre 1,887 kanë vdekur, 42.241 janë shëruar ndërsa aktive janë 22,212 raste.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se vaksinat e para kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë më së voni deri në muajin shkurt ose mars të vitit 2021.

Filipçe tha se shteti do të furnizohet me vaksinën e zbuluar nga Oxford, e cila do të arrijë përmes mekanizmit COVAX.

“Janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetarë përmes mekanizmit COVAX, e cila është metodë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Aleancës globale për imunizim ku do të marrin pjesë të gjitha vendet fqinje, përveç atyre që janë anëtare të BE-së, të cilat mund të bëjnë marrëveshje direkte me ndonjë kompani”, ka deklaruar Ministri Filipçe./Gazeta Sinjali/