Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ndarë një video në profilin e tij në Facebook, teksa shihen një grumbull i madh shqiptarësh të cilët kërkojnë ndihmë nga Shqipëria, për t’u kthyer aty.
Personi që flet tregon se janë 30 shqiptarë, dhe kanë mbetur te stacioni i trenit në Varshavë, dhe se kompania që i mori, i nxori jashtë pa dijeninë e tyre.
Ai tha se i kanë lënë në rrugë, në mes të Polonisë, dhe se askush nuk përgjigjet, as shteti polak dhe as kompania me të cilën udhëtuan deri aty.
Ata i bëjnë thirrje shtetit shqiptar që t’i dalin në ndihmë./ Gazeta Sinjali/