Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka folur rreth numrit të mostrave të testimeve për koronavirus.
Gashi tha se nesër do të ketë numër të vogël të testimeve në Prishtinë, transmeton Gazeta Sinjali.
Tutje, Gashi ka theksuar se nesër do të testohen rreth 30 persona në Prishtinë, ndërsa javën e kaluar sipas drejtorit ishin 100 deri 120 raste.
“Që nga nesër do të zvogëlohet numri i testimeve të koronavirusit, do të testohen vetëm rastet e afërta të kontaktit. Vlen të theksohet se nesër do të testohen rreth 30 raste kontakti, ndërsa në javën e kaluar u testuan 100 deri 120 persona”, tha Gashi në Dukagjin. /Gazeta Sinjali/