image 30 paqeruajtës nga Shqipëria përfundojnë misionin në Kosovë

Kosovë

30 paqeruajtës nga Shqipëria përfundojnë misionin në Kosovë

news image

30 paqeruajtës nga Shqipëria i dhanë sot fund misionit të tyre në kuadër të KFOR-it.

Paraprakisht ata morën pjesë në Ceremonia e Paradës së Medaljeve dhe atë të dorëzim-pranimit të detyrës me pasardhësit në kampin Villagio Italia në afërsi të Pejës.

Koloneli i shtabit të Komandës Rajonale të KFOR-it, Ivano Marota, u shpreh i kënaqur për punën e kryer nga 30 ushtarët shqiptarë, thuhet në njoftimin e misionit të NATO-s, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ceremoni u kryesua nga komandanti i sektorit perëndimor të KFOR-it, Ivano Marotta, ndërsa trupat shqiptare udhëhiqeshin nga kolonelja Razije Mehmeti, atasheu ushtarak, kolonel Altin Kurti dhe zëvendës-komandantja Flora Dako.

/GazetaSinjali/