Spitali i Gjakovës ka njoftuar se 61 pacientë të hospitalizuar janë duke u trajtuar për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga ky spital, gjersa kanë shtuar se 33 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.
“15 pacientë të konfirmuar negativë, 13 pacientë të pakonfirmuar dhe 30 pacientë me oksigjenoterapi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këtij spitali.