image 3 të vdekur dhe 341 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

3 të vdekur dhe 341 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sipas të cilit, gjatë këtij harku kohor u regjistruan 341 raste të reja.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç)”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Po ashtu, IKSHPK bën të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 207 pacientë të cilët ishin të infektuar me koronavirus.

Momentalisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovës është 6 mijë e 560./Gazeta Sinjali/

207 TË SHËRUAR DHE 341 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, February 3, 2021