image 3 të arrestuar për “pastrim parash” – Si u zbuluan në shtëpinë e tyre në Drenas duke e kryer këtë vepër penale

Drejtësi

3 të arrestuar për “pastrim parash” – Si u zbuluan në shtëpinë e tyre në Drenas duke e kryer këtë vepër penale

news image

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘pastrim i parasë’ dhe ‘blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi sot eksluzivisht se ngjarja ka ndodhur në mars të këtij viti në bankën e NLB-së në Drenas. Këta persona dyshohet se në vazhdimësi kanë deponuar para me ngjyrë, pra para të cilat kanë qenë në kontakt me reagjent kimik, të cilat janë munduar të pastrohen. Por të njëjtat janë tërhequr menjëherë në bankomat. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit Albian Nika dhe Erstina Nika.

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas zhvillimeve të hetimeve paraprake, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë,  sot, më 27.05.2021 kanë kryer kontrolle në një shtëpi banimi në qytetin e Drenasit.

Hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet e bazuara se personat e dyshuar (Albian Nika mashkull, v.l. 1992 dhe Erstina Nika femër, v.l. 1999) në bashkëveprim gjatë periudhës kohore nga data 27.02.2021 deri me datë 11.03.2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike (gjithsej 118 x 50)  në vlerë të përgjithshme prej 5900 euro.

“Dy të dyshuarit, paratë dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatët  e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë  të rregullta. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3×50)  me ngjyrë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale”, thuhet në njoftim.

Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjetet monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marrë nga i dyshuari  (B.N. mashkull, v.l. 1971) i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit i ka  shqiptuar masa e  ndalimit prej 48 orësh, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/