Të shpeshta janë rastet kur cak i sulmeve bien edhe zyrtarët policorë. Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 3 të tilla, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet se një rast ka ndodhur në rrugën “Washington” në Gjakovë, dje rreth orës 20:10.
Një person ka kanosur zyrtarin policor i cili në atë kohë ishte jashtë detyrës zyrtare.
Një tjetër rast ka ndodhur në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahovec po ashtu dje, rreth orës 12:10.
Sinjali mëson se një person dyshohet se e ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor. I njëjti është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast ka ndodhur në fshatin Shalë në Lipjan. Një person ka kanosur disa zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës. Sinjali mëson se i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/