Kushtet në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit mes Francës e Britanisë janë të vështira.
Që prej vitit 2018, numri i njerëzve që përpiqen të kalojnë kanalin me varka të vogla është rritur ndjeshëm, shkruan EuroNews, transmeton Gazeta Sinjali.
Afgani Ahmad Waqar dëshiron të shkojë në Londër, ku jeton vëllai i tij.
“Sekseri më tha se për tre ditë do ta kaloja Kanalin, por ai më gënjeu dhe vijon të gënjejë. Ai merr paratë dhe ikën. U ka marrë para 150 personave, që kanë dhënë 3 mijë euro secili”, shprehet emigranti afgan.
Ndërkohë, tensionet mes Britanisë dhe Francës mbeten të larta.
Një takim mes ministrave të brendshëm të Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës do të mbahet në Kale, ku do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i KE-së, por aty nuk do të jetë ministri i brendshëm britanez.
Rastet e shpëtimit ndërkohë janë dyfishuar që prej gushtit dhe që prej janarit të këtij viti, mbi 31 mijë emigrantë u përpoqën të arrinin në Britani, po thuajse 8 mijë prej tyre janë shpëtuar në mes të detit./GazetaSinjali/