image "3-4 ditë rrugë, vetëm një natë pushim", flet djali i shoferit që humbi jetën në Kroaci

Sociale

“3-4 ditë rrugë, vetëm një natë pushim”, flet djali i shoferit që humbi jetën në Kroaci

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e viktimave nga kompania “Deva Tours”, e kanë konfirmuar për Sinjalin se është edhe njëri nga shoferët.

Sinjali mëson se ai është Naser Sylmetaj i cili është nga Grecina e Hasit, Komuna e Gjakovës.

Djali i shoferit tashmë të ndjerë, Adhurimi, ka thënë se babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.

Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë”, tha Sylmetaj për REL.

Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, ka thënë Sylmetaj. /Gazeta Sinjali/