Në vitin 1992 është nënshkruar Traktati Maastricht, i cili i hapi rrugë krijimit të Bashkimit Evropian.
Traktati i Maastrichtit u firmos zyrtarisht nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, më 7 shkurt 1992, në një qytet të vogël të Holandës, prej nga mori edhe emrin, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Belgjikën.
Traktati i Maastrichtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Evropian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët evropiane, Euro.
Negociatat për traktatin e Maastrichtit lindën me vullnetin për të realizuar mes shteteve anëtare të Komunitetit, një integrim në sektorin e politikës ekonomike, përmes një përputhjeje të fortë ekonomike të vendeve anëtare, përmes hedhjes në qarkullim të një monedhe të vetme evropiane.
Traktati i Maastrichtit nuk është i rëndësishëm vetëm sepse shënon hapin e parë konkret drejt Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, por sepse nëpërmjet tij u kalua në Komunitetin Evropian dhe në Bashkimin Evropian, u përforcua bashkëpunimi mes shteteve anëtare në fushën e politikës së jashtme dhe arrihet në konceptin e qytetarit evropian./Gazeta Sinjali/