Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 883 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 77 134, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së fundit u regjistruan, gjithashtu edhe 29 viktima, numri i të cilave është rritur në 2 254.
Numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 52 949, përfshirë 536 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit.
Aktualisht, numri i rasteve pozitive aktive është 21 931./Gazeta Sinjali/