image Ministria publikon raportin me rastet e COVID-19

Shëndetësi

Ministria publikon raportin me rastet e COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, nga 213 testime të bëra, janë shënuar 29 raste të reja me coronavirus.

MSH njofton se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 në këtë periudhë raportuese.

Po në 24 orët e fundit janë shëruar 42 persona, ndërsa në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 576.

Ndërsa, 57 persona janë vaksinuar në këtë periudhë raportuese.

/GazetaSinjali/