image 289 të infektuar dhe 42 të shëruar në 4 ditët e fundit – testimet e kryera në Kosovë

Shëndetësi

289 të infektuar dhe 42 të shëruar në 4 ditët e fundit – testimet e kryera në Kosovë

news image

Nga dita e premte në Kosovë janë testuar gjithsej 1 mijë e 163 testime, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga këto testime, prej tyre të prekur me COVID-19 kanë dalë 289 persona. Derisa, numri i të shëruarve ka qenë i vogël, ku për ka-tër ditë janë shëruar 42 persona.

Kjo javë ka qenë ndër javët me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi.

Këto ditë në Kosovë janë shënuar edhe dy vdekje nga koronavirusi, ku të dy viktimat ishin nga Komuna e Prizrenit.

71-vjeçari vdiq më 13 qershor në Klinikën Infektive të QKUK-së.

”Në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhej në njoftimin e QKUK-së.

Viktima tjetër ishte një grua nga Prizreni, e cila vdiq më 14 qershor.

“sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944)”, thuhej në njoftimin e QKUK-së.

Për dy ditë më 13 dhe 14 qershor kanë vdekur dy persona nga koronavirusi në Kosovë./Gazeta Sinjali/