image 281 rastet e reja me COVID-19 janë nga këto komuna të Kosovës

Shëndetësi

281 rastet e reja me COVID-19 janë nga këto komuna të Kosovës

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 281 raste të reja të infektimit me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sipas të cilit, personat që u infektuan gjatë kësaj dite janë nga 23 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/