image 28-vjeçarja humb jetën pasi nxori kokën në dritaren e trenit

Evropë

28-vjeçarja humb jetën pasi nxori kokën në dritaren e trenit

news image

Një 28-vjeçare në Britani ka humbur jetën në një mënyrë tragjike dhe të pazakontë, transmeton Gazeta Sinjali.

Vajza ndodhej në një tren të shpejtësisë së lartë, por nxori kokën në dritare, e përplasja me një degë peme rezultoi fatale për të.

Pas dy vjetësh nga ngjarja, kjo u konfirmua nga verifikimet e shumta të kryera rreth incidentit.

Bethan Roper, e cila ndërroi jetë nga plagët e rënda që pësoi në kokë, po kthehej në shtëpi në South Wales pasi kishte dalë për pazar me shoqet në qytetin Bath të qarkut Sommerset.

Hetuesit pretendojnë se tabela e vogël paralajmëruese me sfond të verdhë ku shkruhej: “Kujdes, mos u varni nga dritarja kur treni është në lëvizje”, nuk ishte e mjaftueshme për të zbehur kureshtjen e udhëtarëve.

Ata kujtuan se edhe në 2016-tën, kishte pasur një tjetër vdekje në rrethana të ngjashme në një tren në jug të Londrës. Pas asaj ngjarjeje, u hartua një plan për vendosjen e tabelave më të mëdha paralajmëruese me sfond të kuq deri në maj të 2018-tës, por kjo nuk kishte ndodhur ende kur Roper vdiq 7 muaj më vonë. /Gazeta Sinjali/