image 28 për qind më pak nxënës në shkolla se para 12 vjetësh

Arsim

28 për qind më pak nxënës në shkolla se para 12 vjetësh

news image

Agjencia e Statistikave ka bërë të ditur se në shkollimin fillor dhe mesëm të ulët në Kosovë në vitin shkollor 2008-2009 ishin 319 mijë e 154 nxënës. Ndërsa 12 vjet më vonë, në vitin shkollor 2020-2021, ky numër ka rënë në 229 mijë e 664 nxënës.

 “Kështu del se sivjet i kishim 89,490 nxënës (ose 28%) më pak se 12 vjet më parë. Gjithsej 80 shkolla të këtij niveli janë mbyllur për të njëjtën periudhë 2008-2009, 972 shkolla kundrejt 2020-202, 892 shkolla”, ka bërë të ditur ASK-ja.

Tutje, ata kanë treguar se vetëm në vitin e fundit ishin mbi 8 mijë nxënës më pak në shkolla, transmeton Gazeta Sinjali.

Këto statistika do të duhej të ishin alarmante për çdo vend e qeverisje. Ikja nga Kosova vazhdon me ritëm të frikshëm edhe pa liberalizimin e vizave. Vetëm vitin e fundit ishin 8,295 më pak nxënës në bankat shkollore të këtij niveli”, thuhet në reagim.

Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, përmes një reagimi publik thotë së këto statistika janë alarmante.

/Gazeta Sinjali/