image 28 nëntori i bën bashkë tre ministrat e Jashtëm shqiptarë

Kosovë

28 nëntori i bën bashkë tre ministrat e Jashtëm shqiptarë

news image

Në nder të 108 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bashkë me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministren e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilluan një video telefonatë të përbashkët, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj u shpreh se me homologët e tij, e nisën këtë ditë me nderim të përulur për flamurin kuq e zi.

“Këtë mëngjes e çelëm së bashku me Bujarin dhe Melizën, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut e Ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, me nderim të përulur për flamurin kuq e zi, bashkëndjenjë të thellë e vetëdije të plotë për rrugëtimin e përbashkët si komb shqiptar dhe, natyrisht, me urimet më të përzemërta për çdo shqiptar, kudo në botë”, ka shkruar Cakaj./Gazeta Sinjali/