image 272 pacientë të dyshuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

272 pacientë të dyshuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës 272 persona janë në trajtim mjekësor që dyshohen se janë të prekur me koronavirus dhe 171 prej tyre tashmë janë të konfirmuar me këtë sëmundje infektive, raporton Gazeta Sinjali.

Nga ky numër, tetë pacientë janë në respirator, 20 të tjerë në CPAP si dhe 169 pacientë gjenden në oksigjenoterapi.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 197 raste të reja me COVID-19, u shëruan edhe 48 persona ndërsa u raportuan tri raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/