image Numër i vogël i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Numër i vogël i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Në Kosovë aktualisht janë 37 raste aktive me COVID-19

Një qytetar ka humbur betejën me COVID në 24 orët e kaluara, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë rast i ri me këtë virus.

Është shëruar edhe një qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 851.

Ndërsa, vazhdon të ketë rënie të interesimit për vaksinim kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të kaluara, asnjë qytetar nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vaksinimit.

/GazetSinjali/