image 27 ditë luftë/ Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme

Botë

27 ditë luftë/ Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme

news image

Që nga data 24 shkurt Ukraina çdo ditë është duke u përballur me sulme të vazhdueshme nga Rusia.

Gjatë ditës së sotme zyrtarët ukrainas në qytetin e Mariupolit thanë se qyteti është i rrethuar dhe po vazhdon të jetë cak i bombardimeve të vazhdueshme, teksa luftimet në rrugët e Mariupolit po vazhdojnë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk ka “mbetur asnjë” në Mariupol, “vetëm rrënoja”

Ndërkohë, lidhur me gjendjen në Ukrainë, presidenti amerikan, Joe Biden, do të udhëtojë në Evropë të mërkurën për të biseduar me liderët e NATO-s dhe BE-së.

Gjatë kësaj vizite, është paralajmëruar se do të prezantohen sanksione të reja ndaj Rusisë.

Ndërkaq, sa i përket luftës zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia mund të përdorë armë bërthamore vetëm nëse ka një kërcënim ekzistencial ndaj shtetit. Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të jetë duke u përgatitur që në luftën në Ukrainë të përdorë armë kimike dhe biologjike

Banorët e qytetit të rrethuar të Mariupolit po përballen me kushte të rënda, teksa nuk kanë qasje në ujë, ushqim, rrymë dhe ilaçe. Kryediplomati grek, Nikos Dendias, propozoi që ai të udhëheqë një mision për dërgimin e ndihmës humanitare në këtë qytet, dhe tha se ai është i gatshëm që personalisht të marrë pjesë në dërgimin e kësaj ndihme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bisedoi me Papa Françeskun dhe sugjeroi që Vatikani mund të luajë rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës.

Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 15,000 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës.

/GazetaSinjali/