Gjatë dy muajve të parë të 2021-ës në Kosovë kanë vdekur 264 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, nga 123 mijë e 819 teste sa janë kryer gjatë janarit dhe shkurtit, 17 mijë e 902 mostra kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë këtyre dy muajve janë shëruar 18 mijë e 442 pacientë të cilët ishin të prekur me këtë virus.
Aktualisht, në Kosovës janë edhe 7 mijë e 782 raste aktive me COVID-19./Gazeta Sinjali/