Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 970 testime në 24 orët e fundit, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe, sipas MSH-së, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, raporton Sinjali.
Po ashtu janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.
Në total, numri i rasteve aktive është 632.