image 26 mjekë e infermierë nga Spitali i Pejës presin sot rezultatet për koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ 26 mjekë e infermierë nga Spitali i Pejës presin sot rezultatet për koronavirus

news image

Drejtoresha e Infermierisë në Spitalin e Pejës, Hidajete Krasniqi ka njoftuar se 26 persona, pjesë e  personelit shëndetësorë nga Spitali i Pejës janë në pritje që t’i marrin rezultatet për koronavirus.

Ajo ka thënë se mostrat janë marrë gjatë ditës së djeshme, por për arsye të ndryshme Instituti i Shëndetit Publik nuk ka mundur t’i publikojë rezultatet për ato.

“Numri më i madh i mostrave janë marrë nga Reparti i Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë”, tha Krasniqi.

Drejtoresha e Infermierisë në Spitalin e Pejës ka thënë se një doktoreshë nga Reparti i Neonatologjisë tashmë është pozitive me COVID-19 por sipas saj për fat të mirë kontaktet e saj që janë testuar deri më tani kanë dalë negative.

Krasniqi thotë se ende është mister nga është infektuar mjekja pasi sipas saj nuk ka mundur të infektohet në spital.

“Ekipet e Institutit të Shëndetit Publik janë duke hulumtuar te gjitha lindjet që ka marrë pjesë doktoresha por në spital nuk ka mundur ta merr. Për fat të mirë doktoresha është mirë me shëndet dhe jemi në komunikim të përditshëm”, tha ai në RTVD.

Drejtoresha e Infermierisë në Spitalin e Pejës thotë se nëse QKUK nuk i përballon numrin e të prekurve me COVID-19 edhe Spitali i Pejës është i gatshëm të pres pacientë të tillë dhe se sipas saj tashmë janë bëtë të gjitha përgatitjet.