image 26 aksidente për 24 orë, Policia e Kosovës shqipton rreth 700 gjoba

Siguri

26 aksidente për 24 orë, Policia e Kosovës shqipton rreth 700 gjoba

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar gjithsej 26 aksidente, në 9 prej të cilave disa persona kanë marrë lëndime trupore, ndërsa 17 aksidente të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia njofton se dje ka shqiptuar 698 gjoba.

Po këtë ditë, për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 16 të dyshuar, 9 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 tjetër në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/