image 255 pacientë kërkuan ndihmë në Spitalin e Pejës gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

255 pacientë kërkuan ndihmë në Spitalin e Pejës gjatë 24 orëve të fundit

news image

15 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 5 lindje, 2 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

255 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 27 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Analiza kanë kryer 315 pacientë që në total kanë bërë 4,491 analiza.

/Gazeta Sinjali/