Një 25 vjeçar është dërguar në mbajtje pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij policia ka gjetur 1162.8 gram të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Hajr Haxhia” në Mitrovicë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe forenzika.
Substanca narkotike e llojit marihuanë i është konfiskuar atij.
Ky rast është përfshirë edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Rr. Hajr Haxhia, Mitrovicë 08.01.2020 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth 1162.8 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/