Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 25 raste të reja pozitive me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkohë që të shëruar janë 5 persona.
Të vaksinuar brenda 24 orëve të fundit, janë 30 persona, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit, janë administruar 1.830.099 doza.
Në total numri i rasteve aktive është 94.