image 243 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

243 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë të Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur jetën dhe 243 të tjerë u infektuan me koronavirus.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se sot ISHP regjistroi 100 pacientë të shëruar.

Prej rasteve të reja 98 janë në Shkup, 11 Kumanovë, 7 Shtip, 12 Prilep, 2 Tetovë, Strugë 9, Veles 3, Manastir 5, Ohër 5, Kavadar 4, Gostivar dhe Gjevgjeli me nga 5, Strumicë 21, Kriva Pallankë 2, Radovish 9, Koçani 11, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Berovë 9, Vallandvoë 4, Vinicë 2, Dellçevë 2, Sveti Nikole 12, Kërçovë 1 dhe Negotinë 2.

Prej pacientëve që humbën jetën një pacient është nga Prilepi (65), nga Manastiri (85) dhe dy nga Kumanova (72 dhe 80).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve 3 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 18.602, numri i pacientëve të shëruar 15.264, numri i të vdekurve është 753. Momentalisht në Maqedoni ka 2.585 raste aktive. / Gazeta Sinjali/