24 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familja e zhgënjyer me qeverinë shqiptare
Për këtë sot në Tiranë do mbahet konferencë për media ku familja do të shprehë zhgënjimin për neglizhencën e institucioneve të Shqipërisë në zbardhjen e fatit të Hoxhës.
Po ashtu, do njoftohet për dokumentarët që kanë nisur rreth figurës së Remzi Hoxhës dhe misterit të zhdukjes së tij.
Ndryshe Remzi Hoxha ishte një veprimtar me origjinë nga Kaçaniku, i lindur në Shkup, në 21 dhjetor 1955.
Ishte anëtar i Kryesisë së Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar dhe Kryetar i Shoqatës për Ekonomi të Vogël dhe Zejtari (SPEVZ). U zhduk në Shqipëri më 21 tetor 1995 dhe fati i tij nuk dihet ende./Gazeta Sinjali/