Vajza 24-vjeçare nga fshati Gjonaj i Prizrenit, Elmedina Totaj, ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj. Asaj i duhet trajtimi mjekësor “Stem cell ose qeliza rigjeneruese“, me 4 aplikime, i cili kushton 49.300 euro.
“Është mundësia e saj e vetme që të ecë pas kaq shumë vitesh dhe ju jeni shpresa e saj e vetme për t’i ndihmuar. Ajo kërkon nga njerëzit vullnetmirë që t’i ndihmojnë me mundësit e tyre që kanë. Këto vite ishin shumë të rënda për të, por ajo nuk ndaloi asnjëherë lutjet ndaj Zotit dhe asnjëherë nuk iu dorëzua sprovës së Allahut”, thuhet në thirrjen për ndihmë për shërimin e vajzës.
Trajtimi i saj mund të bëhet vetëm në Turqi.
Gjithë ju që keni mundësi për ta ndihmuar Elmedinën, më poshtë mund t’i shihni të dhënat:
Mbajtësi I llogarisë (Babi) – Isuf Totaj
IBAN: XK05
SWIFT CODE: RBKOXKPR
Numri i xhirollogarisë: 1502050001709456