Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Ferma” ne Vlorë, gjatë të cilit janë sekuestruar 12.4 kg cannabis sativa.
Janë vënë në pranga poseduesin, 24-vjeçarin R. R.
Gjatë operacionit kapet dhe ndalohet edhe një person i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve.
Njoftimi i policisë
Policia e Vlorës në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Ferma”, në zonën e Fermës, në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës.
Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit R. R.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
—-
Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Policia ka ndaluar shtetasin E. I., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendim të formës së prerë është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.