235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga kjo shifër, 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e spitalit, transmeton Gazeta Sinjali.
Poashtu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 16 operacione.
“Analiza kanë kryer 269 pacientë që në total kanë kryer 4,186 analiza”.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane.
“Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Gazeta Sinjali/