image Rritet numri i pacientëve me COVID në spitale dhe QKUK

Shëndetësi

Rritet numri i pacientëve me COVID në spitale dhe QKUK

news image

Në klinikat dhe spitalet e Kosovës, aktualisht janë duke marrë tretman mjekësor nga koronavirusi 236 pacientë, prej tyre 232 janë konfirmuar me këtë virus, transmeton Sinjali.

Sipas ShSKUK-së, 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë 12 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 87 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,12 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 15 pacientë

Spitali i Pejës, 23 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 18 pacientë

Spitali i Ferizajt, 7 pacientë

Spitali i Gjilanit, 20 pacientë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës të martën ka njoftuar se janë regjistruar edhe gjashtë viktima nga koronavirusi dhe 2,033 raste të reja të të infektuarve. /GazetaSinjali/