image 23 vjeçari kosovar dyshohet se e mbyti ukrainasen me sëpatë

Diasporë

23 vjeçari kosovar dyshohet se e mbyti ukrainasen me sëpatë

news image

Mëngjesi i ditës së diel ishte tragjik për qytetin e Berlinit. Një ngjarje e rëndë ndodhi në një banesë në Lichtenberg.

Si pasojë një 23 vjeçar nga Kosova u vra nga policia. Ai dyshohet se e mbyti me sëpatë një grua 27 vjeçare nga Ukraina.

Në një përgjigje për Klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë së Berlinit, Sebastian Buchner, tha se nuk dihet ende motivi se pse ndodhi ngjarja.

Buchner theksoi se është i paqartë edhe relacioni mes dy viktimave.

“Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen. Po ashtu ende është i panjohur relacioni mes dy pjesëmarrësve”, tha ai.

/GazetaSinjali/