Një ushtar italian është goditur me gërshërë në fyt dhe shpatull nga një 23-vjeçar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali.
Sulmi ndodhi mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:45 në Piazza Duca d’Acosta në Milano. 23-vjeçari Jemeni Mahamad Fathe, bërtiti “Allahu Akbar” pasi u arrestua nga karabinierët italianë.
Ushtari 34-vjecar është dërguar me urgjencë në spitalin Fatebenefratelli dhe po trajtohet për lëndimet në qafë e shpatull.
Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.