Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 23 pacientë me COVID-19, ku 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe 17 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
602 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe prej këtyre 34 pacientë janë të shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
12 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 8 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Foshnjat kanë qenë 6 të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 16 operacione./Gazeta Sinjali/