image 23 deputetë në Iran infektohen nga koronavirusi

Botë

Botë/ 23 deputetë në Iran infektohen nga koronavirusi

news image

Virusi vdekjeprurës nga i cili kanë humbur jetën rreth 3 mijë e 100 njerëz nga e gjithë bota, e ka përfshirë edhe Iranin.

23 deputetë iranianë kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit (COVID-19), ka njoftuar zëvendës-kryeparlamentari iranian, Abdolrez Mesri, raporton televizioni publik i Iranit.

Ai shtoi se ekzistojnë gjasa të mëdha që virusi të jetë përhapur edhe te persona tjerë, pasi që zyrtarët shtetërorë gjatë ditëve të kaluara kanë pasur kontakt me qytetarë.

“Këshillojmë deputetët që të ndërpresin çfarëdo takimi që kanë pasur në plan ta realizojnë me qytetarë, kjo për faktin se duhet parandaluar përhapja e virusit”, tha Mesri.

Koronavirusi deri tani është përhapur në 62 vende të botës. Vetëm deri tani, në Iran i ka marrë jetën 66 personave, ndërsa numri i të infektuarve në këtë shtet është 501./GazetaSinjali/